PICARDY · 8.7.8.7.8.7
Muzika: Melodi franceze, shek. XVII · Harm. Ralph Vaughan Williams · Teksti: Psalmi 141 · Vargëzoi: Albert J. Kona, 2026
O Zot, unë të këlthas ty, shpejt nxito të më dëgjosh. Vëri veshin zërit tim lart, kur këlthas të mos m'lëshosh. Lutja ime si temjani, si flijim mbrëmje t'pranosh. O Zot, vër një roj' në gojë, buzët e mia t'i mbroj. Zemra ime t'mos lëkundet, pas së keqes të mos shkoj. Ushqimet e të pabesve, unë kurr' të mos shijoj. Le të më rrah' vet' i drejti, qortimi t'më vij' si vaj. Koka ime s'do ta kthejë, si mirësjellj' do ta mbaj. Por lutja ime do t'jetë, kundër veprave me faj. Princat e tyr' u rrëzuan, në gremin i hodhën n'tmerr. Fjalët e mia dëgjuan, të ëmbla janë plot nder. Si toka çaret n'lërime, Kockat jan' n'Sheolit der'. Drejtohen syt' e mi te ti, o Zot, Zot' im në kët' jet'. Unë strehën gjej vet' te ti, mbrojtje më jep ti vërtet'. Nga laku që më kan' ngritur, ruaj më nga kurth' i fsheht'. Të pabesët rënçin vetë, thell' në rrjetat e tyr' sot. N'kurthin që vet' e kan' thurur, le të zihen ata plot. Ndërsa unë do të kaloj, tutje n'paqen tënde, Zot!
Dëgjoni melodinë
🎵 Videoja e melodisë do të shtohet së shpejti. Më vonë këtu do të vendoset incizimi i psalmit të kënduar në shqip.