Psalteri Shqip

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet

Psalmi 1 — Lum ai që ligjin e Zotit e do

IRISH · 8.6.8.6

Muzika: IRISH (Dublin Hymn Book, 1749) · Teksti: Psalmi 1 · Vargëzoi: Albert Kona, 2017


Lum ai që ligjin e Zotit e do, nga mëkati këmbët i mban,
që nuk ndalet në rrugën e tallësve, dhe nuk ulet bashkë me ta.

Lum ai që kënaqësinë e tij e gjen në ligjin e Zotit,
dhe që mediton thellë ditë e natë me gëzim mbi ligjin e tij.

Ai është si një pemë e mbjellë gjat’ brigjeve të një lumi.
Gjithnjë e gjelbër, dhe plot fryte në të, në gjithçka bën ka mbarësi.

Por si byku që era e shpërndan, do ta pësojn’ të pabesët.
Nuk do ti bashkojnë me të bindurit, se gjyqin nuk do përballojn'.

Zoti do ti bekojë të drejtët se rrugët e tyre i njeh.
Por rrugën që e ndjekin të pabesët do ta shkatërrojë Ai.

Dëgjoni melodinë

🎵 Videoja e melodisë do të shtohet së shpejti. Më vonë këtu do të vendoset incizimi i psalmit të kënduar në shqip.

Partitura

About

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet. Çdo psalm me tekst, partiturë dhe melodi — falas për kishat shqipfolëse.