GENEVAN 2 · POURQUOY FONT BRUIT · 10.11.10.11.11.10.11.10
Muzika: Claude Goudimel, 1564 · Psalteri i Gjenevës · Teksti: Psalmi 2 · Vargëzoi: Albert J. Kona, 2025
Pse ziejn’ më kot kombet e pafe?
Pse kurdisin më kot ato intriga?
Mbret’rit e dheut mblidhen me princat.
Thurin komplote e këshillohen ata.
Ngren’ krye kundër t’Vajosurit t’Zotit.
Thonë se do ti flakin prangat tej.
Ai që sundon në qiejt më të lartë,
do të qesh dhe do të tallet me ta.
Ai do t’u flas’ me indinjat’ të shenjt’,
dhe do t’u shfaq’ zem’rimin e Tij të madh.
“Mbi malin e shenjtë e të zgjedhur të Sionit,
Mbretin tim e kam vendosur.
Dekretin e Zotit Ai do të shpallë.
Ti je biri im, sot po të dërgoj.
Asnjë nga fiset nuk do të braktiset.
Veç më kërko e botën do marrësh.”
“Ja kombet i ke si trashëgimi.
Tër’ skajet e tokës tuajat do’t jen’.
Me shufër hekuri do t’i cop’tosh,
si enë argjile copë copë do t’i bësh.”
Me frik’ ngaz’llyese shërbeji Zotit.
E ju o mbretër jini të urtë.
Putheni Birin që të mos zem’rohet,
se lum ai që te Zoti strehohet.
Dëgjoni psalmin
Incizim për këndim bashkësie.
Partitura
Për instrumentistët
Partitura për flaut, kitarë a instrumente të tjera.