EVENTIDE · 10.10.10.10
Muzika: William Henry Monk, 1861 · Teksti: Psalmi 23 · Vargëzoi: Albert J. Kona, 2024
Zoti bariu im i vërtet'!
Asgjë s'do më mungojë për jetë.
Më çon në fusha me bar të blertë,
Pranë uj'rave më çlodh çdo herë.
Shpirtin Ti ma përtërin me kujdes,
Në shtigje të drejta më prin me bes'.
Për hir t'emrit të tij që s'lëkundet,
Më jep fuqi kur zemra më tundet.
Dhe në lugina ku frika mbret'ron,
S'do kem aspak frik' se Ti më qëndron.
Shkopi dhe thupra më japin fuqi.
Mburojë për shpirtin në çdo stuhi.
Tryezën për mua e ke shtruar,
Para armiqve më ke bekuar.
Me vaj kokën Ti ma ke vajosur,
Kupa ime derdhet, s'ka të sosur.
Mirësi dhe hir do m'ndjekin përjet',
Çdo dit' me besnikëri të vërtet'.
Në shtëpinë e Zotit do të rri,
t'këndoj në paqe, gëzim e lavdi.
Dëgjoni melodinë
🎵 Zëvëndësojeni këtë paragraf me videon e YouTube-it…