Psalteri Shqip

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet

,

Psalmi 62 — Shpirti im prehet veç tek Perëndia

FINLANDIA · 11.10.11.10.11.10

Muzika: Jean Sibelius, 1899 · Teksti: Psalmi 62 · Vargëzoi: Albert J. Kona, 2017


Shpirti im prehet veç tek Perëndia, 
vetëm prej tij do't vij shpëtimi im.
Vetëm Ai është kështjella ime,
streha e lartë, un' nuk do't luaj kurrë.
Pse o njerëz mendoni ta rrëzoni,
Bekon me gojë, por n'zemër e mallkon.

Shpirti im prehu veç tek Perëndia,
Shpresa e vetme vjen veç nga Ai.
Vetëm Ai është kështjella ime,
Streha e lartë, un' nuk do't luaj kurrë.
Tek Perëndia është lavdia ime,
Shpëtimi im, kështjell e streh e fortë.

Ki besim tek Perëndia gjithmonë.
Me zemër hapur shko përpara tij,
se Perëndia është streha jonë,
e njerëzit veç avull kalimtar.
Mos ki besim e shpreso tek mëkati,
Por ruaj zemrën, rend prej kotësisë.

Ndaj bëj kujdes, Perëndia ka folur,
që fuqia i përket Perëndisë
veç ty o Zot, të përket mirësia,
dhe do't shpërblesh çdo vepër që ne bëjmë.
Shpirti im prehet veç tek Perëndia,
Vetëm prej tij do't vij shpëtimi im.

Dëgjoni psalmin

Incizim për këndim bashkësie.

Partitura

About

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet. Çdo psalm me tekst, partiturë dhe melodi — falas për kishat shqipfolëse.