LLANGLOFFAN · 7.6.7.6.D
Muzika: D. Evans, 1865 · Teksti: Psalmi 84 · Vargëzoi: Albert J. Kona, 2026
Sa të dashura, o Zot, banesat e tua! Për oborret e tua më digjet shpirti im; Zemra e trupi gëzojnë për Zotin e gjallë; O Zot i ushtrive, Ti je Perëndia im! Trumcaku e gjen strehën, dallëndyshja fole; dhe zogtët e saj i vendos tek altaret e Tu. O Zot i ushtrive, Ti je mbreti im, o Zot; Lum kush banon te Ti, e të lëvdon pa fund. Lum kush te Ti gjen forcën dhe shtegtimin e do; Kur kalojnë në Baka, në burim e kthejnë; Shiu i hershmë bie me bekime mbi të; forcohen me fuqinë e Zotit në Sion. O Zot i ushtrive, Ti dëgjo lutjen time; Perëndi i Jakobit, të lutem, mba vesh sot. O Perëndi, mburoja jonë, vështroje Ti të vajosurin Tënd, shih fytyrën e tij. Një ditë në oborret e Tua, Zot, më vlen se mijë ditë gjekë, larg pranisë Sate. Te pragu i shtëpisë së Zotit të qëcdroj më mirë se në tendat e të paudhëve. Se diell e mburojë është Zoti për ne; Hir e lavdi na dhuron me dorë bujare; S’ia ndal Ai të mirat atij që ecën drejt; O Zot i ushtrive, lum kush beson veç te Ti!