Psalteri Shqip

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet

Psalmi 92 – O Zot! Ësht’ mirë t’lëvdojm’

CHRIST CHURCH · 66.66.88

Muzika: Charles Steggall, 1865 · Teksti: Psalmi 92 · Vargëzoi: Albert J. Kona


O Zot! Ësht' mirë t'lëvdojm', emrin tënd ta kremtojm',
mirësin' çdo mëngjes, besnikërin' çdo nat'.
Me harp' me lir' dhe me këngë, o i Tejlart', të adhurojm'.

Sa madhështore jan' veprat e tua Zot!
Të thella janë mendimet e tua Zot!
Ngazëllohem me punët e duarve të tua, o Zot.

I pamendi nuk di, i marri nuk kupton
Edhe pse përparojn' ata që bëjn' mëkat, dënimi vjen,
kan' për t'u shkatërruar përgjithmon' ata.

Por Ti je madhështor! Armiqt' e tu zhbëhen,
Ata që bëjn' paudhësi do të zhduken.
Ai ësht' shkëmbi im e tek Ai nuk ka padrejtësi.

Ti m'bëre të fortë si buallin, o Zot
Më vajose me vaj të ri dhe të shenjtë
Syri im do të shoh' kundërshtarët e rrëzuar, o Zot.

I drejti lulëzon si palma e lartë
Si cedri madhështor i Libanit rritet.
Në shtëpin' e Zotit mbillet, fuqia jote ngadhënjen.

Dëgjoni melodinë

Partitura

About

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet. Çdo psalm me tekst, partiturë dhe melodi — falas për kishat shqipfolëse.