Psalteri Shqip

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet

Psalmi 145 — O Mbreti im dhe Perëndi

WARRINGTON · 8.8.8.8

Muzika: Ralph Harrison, Sacred Harmony, 1784 · Teksti: Psalmi 145 · Vargëzoi: Albert J. Kona, 2026


O Mbreti im dhe Perëndi,
Përjetë ngre për Ty lavdi;
Çdo ditë, Zot, do të bekoj,
Dhe emrin tënd do ta lëvdoj.

I madh ësh' Zoti n'madhështi,
S'e rrokim dot kët' pafundsi;
Një brez një tjetri do t'i thot',
Mrekullit' tua sot e mot'.

Për shkëlqimin e madhështis',
Dhe hyjnin' e veprimtaris';
Për mirësinë do këndojn',
Dhe drejtësinë do lëvdojn'.

Zoti ësh' i dhembshur, i mir',
Plot me falje dhe me mëshir';
Për gjith' veprat ka dhembshuri,
Shenjtorët do t'i jap'n lavdi.

Për mbretërinë do tregojn',
Dhe fuqinë do ta lëvdojn';
Mbretëria Jote përjet',
Sundon mbi brezat dhe mbi jet'.

Zoti ngre ata që bien,
Syt' e gjithkujt tek Ti shtrihen;
Ti hap dorën me mirësi,
Dhe i ushqen me dhembshuri.

Zoti ësh' pranë kujt kërkon,
Dhe britmën e tyre dëgjon;
Ata që e duan i mbron,
Dhe të pabesët shkatërron.

Goja ime do të lëvdoj',
Çdo qenie do të bekoj';
Emrin e Tij të shenjt' përher',
Përjetë, me lavdi e nder.

Dëgjoni melodinë

Partitura

About

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet. Çdo psalm me tekst, partiturë dhe melodi — falas për kishat shqipfolëse.