Psalteri Shqip

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet

Psalmi 149 — Këndoni Zotit këngë të re, me brohori

LANCASHIRE · 7.6.7.6 D

Muzika: Henry Thomas Smart, 1836 · Teksti: Psalmi 149 · Vargëzoi: Albert J. Kona, 2026


Këndoni Zotit këngë të re, me brohori;
besnikët në kuvendin këndojn’ Atij lavdi.
Gëzo për Krijuesin e Mbretin, Izrael;
këndoni, bij t’Sionit, me valle, def, nën qiell.

Kënaqet Zoti ynë me popull t’vet, me ne;
të thjeshtët me shpëtimin kurorëzon, i ngre.
Besnikët ngazëllejnë nga shtrati, plot lavdi;
dhe shpatë me dy tehe në dor’, në goj’ lavdim.

Shpagim mbi kombet marrin, ndëshkim mbi çdo armik;
vargonj e pranga lidhin dhe mbret, edhe fisnik.
Mbi ta gjykim zbatojnë, siç shkroi Perëndi;
ky nder besnikët kanë. Atij lavdi, lavdi!

Dëgjoni melodinë

Partitura

About

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet. Çdo psalm me tekst, partiturë dhe melodi — falas për kishat shqipfolëse.