Psalteri Shqip

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet

Psalmi 148 — Lavdëroni Zotin prej qiejve n’lartësi

DARWALL’S 148TH · 6.6.6.6.8.8

Muzika: John Darwall, 1770 · Teksti: Psalmi 148 · Vargëzoi: Albert J. Kona, 2026


Lavdoni Zotin lart
prej qiejsh, n'lartësi,
ushtri e tij qiellor',
o engjëj plot fuqi!
O Diell, o Hënë, yje tok
shkëlqyes, lavdëroni sot.

O qiej më të lart',
e uj' mbi qiell, lavdim
i jepni emrit tij,
se tha, u bë krijim.
Përjet' e n'amshim vend u dha,
dhe ligj, që s'shkelin dot, u la.

Lavdoni Zotin, det,
nga toka, thellësi,
përbindësh, zjarr e re,
o breshër, bor', stuhi,
o er', që fjalën tij zbaton,
lavdoni Zotin, q'urdhëron!

O male, kodra, pem'
me fryt, e cedra tok,
o bisha, bagëti,
dhe zvarranik, çdo zog
me flatra, lart në fluturim,
lavdoni Zotin pa pushim.

O mbretër mbi çdo dhe,
e popuj, sundimtar',
e princa, djem e vajz',
të rinj e pleq, të mbar',
lavdoni Zotin, emrin tij,
kudo lavdoni Perëndin'.

Se vetëm emri tij
i madh, i lart' qëndron,
e madhështia tij
mbi tok' e qiell kalon.
Të vetve forcën lart u ngre,
dhe lavd besnik've tij mbi dhe.

O bij të Izrael,
o popull, afër Tij,
lavdoni, pa kufi,
me zë e brohori!
Me aleluja, plot gëzim,
lavdoni Zotin pa mbarim.

Dëgjoni melodinë

Partitura

About

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet. Çdo psalm me tekst, partiturë dhe melodi — falas për kishat shqipfolëse.