WOODLANDS · 10.10.10.10
Muzika: Walter Greatorex, 1916 · Teksti: Psalmi 147 · Vargëzoi: Albert J. Kona, 2026
Lëvdoni Zotin, është gjë e mir’, dhe t’i këndojmë me kaq shum’ dëshir’. Mbledh të dëbuarit, Zoti ndërton, Forcon të thyerit, plagët shëron. Ai numëron yjet në qiell lart, u jep çdo emër me pushtet të qart’, I madh ësht’ Zoti, pafund në dije, Ngre t’përulurit, të ligjt’ ul n’zije. Këndoni Zotit me falënderim, Bëni muzik në harp me ëmbëlsim. Qiellin mblon me re, shiun dërgon sot, Rrit bar në male, korbat ushqen plot. Zoti nuk gëzon për kalin e fort’, As me fuqin’ e njeriut mbi tok’, Por kënaqet me ata që e drojn’, Dhe në mëshirën e Tij po shpresojn’. O Sion, lëvdo Perëndinë plot! O Jerusalem, lëvdo Zotin sot. T’i forcon portat, paqë n’kufi sjell, T’bekon fëmijët, me grur’ ty të mbjell. Dërgon porositë e Tij mbi dhe, Fjala e Tij përhapet si rrufe, Jep dëborën si lesh mbi malesi, Hedh breshrin e tij, ndan brymën si hi. Fjalën e Tij Jakobit ia kumton, Dhe Izraelit vendimet dërgon. Jo me çdo komb kështu Ai vepron. Aleluja! Dekretet s’u mëson.