JERUSALEM · 8.8.8.8 D
Muzika: C. Hubert H. Parry, 1916 · Teksti: Psalmi 102:1–14 · Vargëzoi: Albert J. Kona, 2026
Dëgjoje lutjen time, Zot, e klithmën time te ti çoj; Fytyrën tënde mos ma fshih në ditë hallesh, kur vajtoj; e ditën kur te ti thërras, ma prire veshin sa më shpejt: Si tymi ditët m’ikin larg, dhe eshtrat prush u bënë krejt. E zemra m’thahet si një bar, u vyshk; e bukën e harroj; Lëkura kockave m’u ngjit prej psherëtimës kur rënkoj. Si pelikani n’shkretëtir’, si kukuvajkë në vetmi; e gjumi natën nuk më merr, trumcak i vetëm mbi çati. Armiqtë m’tallin tërë dit’, ata nëmin në emrin tim; E pijen time pi me lot, e hi për bukë ha, n’mjerim. Më ngrite lart, më hodhe posht’ prej zemërimit tënd, o Zot; Si hije muzgu ditët m’shkojn’, e si një bar po thahem sot. Por Ti, o Zot, përjet’ qëndron, brez pas brezi emri yt rron; Do ngrihesh Ti me dhembshuri, do t’kesh mëshirë për Sion, se erdhi koha, Zot, që Ti të tregosh hir e pa mbarim: Po, koha erdhi, erdhi sot, nga Ti caktuar qysh n’amshim.