Psalteri Shqip

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet

Psalmi 102b — Populli yt Sionin do

PARK STREET · 8.8.8.8.8

Muzika: Frederick M. A. Venua, c. 1810 · Teksti: Psalmi 102:15–29 · Vargëzoi: Albert J. Kona, 2026


Populli yt Sionin do, gurët e tij i do me mall;
dhe kombet druajn’ emrin tënd, mbretërit tok shkëlqimin tënd;
Ti ngre Sionin, vjen n’lavdi.

T’mjerët kur luten, Zoti sheh, lutjen e tyre nuk e lë;
le t’shkruhet kjo për brez të ri: popujt që vijn’ lavdi u jep.
Zoti nga qielli sheh mbi dhe.

Robërit kur rënkojn’, dëgjon; vdekjen u heq, i bën të lir’;
Sioni emrin tënd ta shpall’, Jerusalemi Ty t’lavdon;
popujt kur mblidhen Ty t’shërbejn’.

Tokën së lashti ngrite Ti, qiejt i bëre vet’ me dor’;
ata do t’shkojn’, por Ti qëndron; treten si petk, ndërrohen krejt;
Ti mbetesh: vitet s’kanë fund.

Bijtë e tu do kenë vend, fara e tyre rritet plot
e fortë mbetet, plot lavdi; Krishti, i njëjti, Zot e Mbret,
mbi ta i ngritur sot e mot.

Dëgjoni melodinë

Partitura

About

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet. Çdo psalm me tekst, partiturë dhe melodi — falas për kishat shqipfolëse.