Psalteri Shqip

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet

Psalmi 51 — Ki mëshirë, Perëndi

JESUS, MEINE ZUVERSICHT · 7.8.7.8.7.7

Muzika: Johann Crüger, 1653; arr. · Teksti: Psalmi 51 · Vargëzoi: Albert J. Kona, 2026


Ki mëshirë, Perëndi, madhe është mirësia;
dhembshuri ke pa kufi, fshiji fajet, Zot, të mia.
Lamë tërësisht, o Zot, nga mëkati, sot e mot.

Fajin tim, o Zot, e njoh, nuk e fsheh, nuk e mohova;
para meje rri, e shoh, Zot, ndaj Teje mëkatova.
Drejt gjykon, i drejtë je, pa gabim vendimet ke.

Linda në paudhësi, në mëkat nis jeta ime;
Ti do zemër plot urti, thellë, në brendinë time.
Me hisop, o Zot, më laj, bardh si bora, krejt pa faj.

Zot, më jep gëzim, hare, eshtrat le të ngazëllohen;
nga mëkatet sytë kthe, fajet le të mos kujtohen.
Zemrën time ma pastro, shpirt të fortë, Zot, krijo.

Larg nga sytë mos më le, Frymën tënd, Zot, mos ma ndajë;
e gëzimin tënd rikthe, dhe me shpirt bujar më mbajë.
Udhën tënde, Zot, dëftoj, e te Ti fajtorët çoj.

Zot, nga gjaku më shpëto, Perëndia e gëzimit;
gjuha ime, lart këndo drejtësinë e shpëtimit.
Hapi buzët, Zoti im, goja ime shpall lavdim.

Flitë e djegura, jo; fli për Ty: shpirt i penduar;
Ti nuk e përbuz, por do zemrën thyer, copëtuar.
Bëj Sionit mirë, Ti, muret ngrija përsëri.

Atëherë Ti do fli, fli të drejta, flitë tona;
viça sjellin, Zot, te Ti, mbi altar, Zot, zemrat tona.
Ki mëshirë, Perëndi, fshi, laj, Zot, e përtëri.

Dëgjoni melodinë

Partitura

About

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet. Çdo psalm me tekst, partiturë dhe melodi — falas për kishat shqipfolëse.